Ahmet O Osja eBooks

eBooks di Ahmet O Osja
EBOOK   9788826480251

100 lule 100 foto ne alpet ilirike: studim floristik. E-book. Formato PDF Ahmet O. Osja   -  E-Liber Digital Publishing, 2017  - 

Ky libèr ka tè bèjè me studimin dhe analizen e bimëve të trungut floristik Ilir, në Alpet Ilirike. Ky formacion i lartë malor është devijim nga vargëmalet Dinarike, ndryshon prej tyre se është formim i bashkimit tè disa agregateve malore në një formacion unik gjeomorfologjik, si vazhdim i Alpeve Shqipëtare dhe emërtuar nga shkencëtarët Evropian  Alpet Ilirike. Ky studim èshtè mbështetur nè ekspedita të autorit që kanë në thelbin e vet, vazhdimin e studimit të florës Ilire si vazhdim i Alpeve Shqiptare, përtej kufijëve shtetëror të Republikës së Shqipërisë. Autori floren e këtij formacioni është kujdesur ta trajtojë me diversitetin dhe potencialin e madh gjenetik florisitik, ku saktëson bimët e rralla, endemike, subendemike dhe relike dhe tèrheq vemendjen se sot nè Alpet Ilirike gjenden strehët natyrore të bimëve të rralla, relikte, endemike e subendemike por fatkeqësisht kèto zona që janè mjediset jetësore të këtyre gjenden në rrugët që kryqëzohen zonat turistike, të Luginës së Valbonës, Vermoshit, Plavës dhe Gucis, Rugovës, Zhabjakut, Liqeni i Rikavecit, Biogradskie Jezero, Liqenit të Zi i Dormidorit e shumë të tjera, bimëve të rralla, që janè më interesante në Ballkan. Kjo zonè në shumë aspekte të saj, ofron të gjitha llojet e turizmit malor veror dhe dimëror elitar, të skive, kanotazh, ate kulturor, historik të të gjitha stinëve. Pranë këtyre  gjenden qendra të vjetra historike, si Shkodra, Cetina, Podgorica , Sarajeva, Zhabjaku, Gjakova, Peja me qendra arkeologjike si Diokleas, Deçani, e tjerë të turizmit historike, arkeologjik, gjeologjik, gjeografike, paleontologjie, qè sigurojnë një lëvizje të ndërsjelltë të njerezve, të mallrave dhe mendimeve, drejt integrimit paqësorë evropian në mes të banorëve të vendeve që bëjnë pjesë në këte rajon.  Ky punim i shoqëruar me fotot e marra në natyrë të materjalit bimor i japin librave formën e veçantë, atë të një atllasi apo katalogu bimor  për hartimin e Florës së Alpeve Ilire.

€ 7.99
download immediato
ACQUISTA