Elton Kazanxhi eBooks
eBooks editi da Elton Kazanxhi di Formato Mobipocket
INSTANT THERAPYMenaxhimi emocional në emergjencën psikologjike. E-book. Formato Mobipocket Elton Kazanxhi - Elton Kazanxhi, 2020 -
Ky libër është shkruajtur në Itali në Mars të vitit 2020, në një kohë kur gjithë bota po luftonte kundër virusit Covid -19. Ende më shumë po vuante Italia sepse ishim të mbyllur “në karantinë”. Nga frika e pandemisë, jo vetëm “biologjike”, por edhe nga ajo e pandemisë “emocionale” në të cilën gjithë Italia po jetonte. Traumatizimi mediatik përmes lajmeve të këqija dhe konfuzioni rriste te njerëzit emocione negative si: ankth, frikë, trishtim, zemërim, faj, etj. Duke u nisur nga ky vetëdijësim morëm përsipër me kolegun Diego Ricci të ndanim përvojën tonë personale për të ndihmuar ata persona që kanë nevojë të mësojnë se si të menaxhojnë disa nga emocionet e përmendura më sipër. Gjëja më e mirë që mund të bënim ishtë botimi i një libër “xhepi” i cili mundet të konsultohet në mënyrë “instantane” kur ndodhemi në raste në urgjencë psikologjike dhe nuk dim se si të veprojmë. Versioni origjinali këtij libri, i shkruajtur në gjuhën italiane u publikua në Itali, në një kohë rekorde, brenda një jave, ndërsa version në gjuhën shqipe, nuk do të kishte dalur kurrë pa duart, mëndjen, zemrën, këshillat e kolegëve si: Elioda Axhi, Matilda Kosta, Edlira Destani, Nebahat Imeri dhe Zana Miftari Reka. Duam t’i falenderojmë kolegët një nga një për kontributin e tyre si në përkthim si në përshtatjen e terminologjisë psikologjike. Elton Kazanxhi Diego Ricci Ankona 25/04/2020
Kurthet e Mendjes dhe si të dilni prej tyre(Trappole Mentali). E-book. Formato Mobipocket Elton Kazanxhi - Elton Kazanxhi, 2019 -
Çfarë janë psikokurthet? Të gjithë ne jemi të prirur të përsërisim sjellje, të cilat në fillim na i kanë zgjidhur problemet. Ato kanë qenë zgjidhje efikase, kështu që ne i kemi zbatuar gjithmonë, pa u shqetësuar për rezultatet. Në të vërtetë, këto zgjidhje që priren të përsëriten, duke dhënë gjithmonë të njëjtin rezultat, janë psikokurthi i secilit prej nesh, janë zgjidhjet e tentuara të falimentimit.Një libër një udhëtim midis kurtheve mendore dhe teknikave self help. Nëse ti vuan nga ataku panik, ose depresioni dhe kërkon një ndihmë ky është libri për ty. Autori Dr. Elton Kazanxhi Psikologo Psikoterapiste me një përvojë shumë vjeçare ne Itali, jep një përshkrim dhe një shjpegim se si mund të dilni nga psiko kurthet mendore.